Kukësit i iku fitorja nga duart këtë të premte. Edhe pse ishte në avantazh për 86 minuta, Tirana e përmbysi me dy gola të shpejtë dhe i mori kreun e renditjes. Kjo disfatë u hoqi edhe të drejtën për të “mbushur xhepat” lojtarëve, pasi para ndeshjes presidenca kishte akorduar një shpërblim prej 25 milionë lekësh të vjetër. Gazeta zbulon se si rrallë herë për këtë sezon, Safet Gjci vendosi të takonte ekipin.

Pak para se ekipi të konsumonte drekën, ai shkoi për vizitë në restorant. Kreu i klubi u ul me lojtarët dhe pasi u foli për rëndësinë që kishte kjo përballje direkte me bardheblutë, u premtoi edhe premio në rast fitoreje dhe shkëputjeje. “Panorama Sport” arrin të zbardhë pjesërisht bisedën që presidenti zhvilloi me lojtarët:

“Si jeni? Si dukeni para ndeshjes? Besoj e dini rëndësinë e kësaj ndeshjeje, na duhet patjetër fitorja, është ndeshje shumë e rëndësishme për ne pasi ndeshemi me rivalin kryesor dhe me tri pikët shkëputemi. Keni 25 milionë lekë premio në rast fitoreje. Kushtet ua kam plotësuar të gjitha, nuk ka klub si ne dhe president si unë kaq korrekt. E dini ju mirë këtë. Ndaj ju kërkoj që të hyni dhe ta fitoni ndeshjen”, mësohet t’u ketë thënë kreu i klubit lojtarëve

The post Nuk do e besoni sa miliona lekë humbi Kukësi për vetëm 4 minuta appeared first on Sport.