Ditën e djeshme Hajduku Spliti sfidoi Lokomotiva Zagreb, në ndeshjen ku ekipi i Ismajlit fitoi me rezultatin minimal 1-0. Megjithatë, ajo që vlen për t’u përmendur është prania e futbollistëve shqiptarë në fushë. Te Hajduku luajnë Ismajli, Dellova e Tahiraj, ndërkohë më shumë prani kuqezi ka te Lokomotiva, ku aktivizohen Uzuni, Mersinaj, Kastrati, Çokaj dhe Tuci.

Ndërkohë ndeshjen e kanë nisur nga minuta e parë katër shqiptarë, me Ismajlin te Hajduku dhe Uzunin, Kastratin dhe Mersinajn te Lokomotiva. Një numër akoma më i madh lojtarësh nga vendi ynë kanë mbyllur ndeshjen.

Gjatë ndeshjes janë aktivizuar edhe tre lojtarë të tjerë. Tahiraj është futur në radhët e Hajdukut dhe Çokaj e Tuci për Lokomotivën, duke e çuar në shtatë numrin e legjionarëve tanë në fushë. Një ndeshje me kaq shumë shqiptarë në një vend të huaj mund ta kemi parë shumë rrallë, ose asnjëherë.

The post Nuk do e besoni sa futbollistë shqiptarë ishin gjithsej në fushë gjatë ndeshjes Hajduk-Lokomotiva e Zagrebit appeared first on Sport.