Armando Sadiku është kthyer në njeriun kryesor të skuadrës së Malagas, në tentativën e kësaj të fundit për të siguruar mbijetesën në La Liga 2. Klubi i  cili përballet me vështirësi të mëdha financiare, ka gjetur ngushëllim te forma e sulmuesit të përfaqësueses shqiptare i cili po gjen rrjetën duke u bërë vendimtar me lojën e tij dhe duke mbajtur për momentin këtë klub jashtë zonës së ftohtë.

Kjo është arsyeja se pse edhe e përditshmja më e madhe sportive në Spanjë, “Marca”, e ka përzgjedhur emrin e tij mes ngjarjeve më të rëndësishme të kësaj jave në La Liga 2. Në artikullin që u kushtohej futbollistëve më të spikatur, shifrat që flasin për Sadikun kanë tërhequr vëmendje e saj. “Çelësi. Sadiku dhe Malaga. Ai ka shënuar 10 nga 26 golat që ka shënuar Malaga në këtë edicion”, shkruan e përditshmja spanjolle për të theksuar rëndësinë që ka tashmë bomberi i përfaqësues shqiptare për klubin e tij.

Sadiku është tani golashënuesi i 7 më i mirë i sezonit në La Liga 2, ndërsa ky është deri tani një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Rekordi personal i golave në kampionat për Sadikun në një sezon është ai i regjistruar në 2011-2012, kur shënoi 19 gola me fanellën e Lokarnos në kategorinë e dytë zvicerane

The post Njeriu i momentit te Malaga, në Spanjë mahnitet pas Armando Sadikut appeared first on Sport.