E gjithë bota e sportit u shokua kur më datë 26 janar një aksidenti i frikshëm me helikopter i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, Gianna. Ndërkohë, në bord ishin edhe shtatë persona të tjera, të cilët gjithashtu nuk ia dolën të mbijetonin.

Mesazhet ngushëlluese e përkujtimore për Brajant ishin të shumta, duke pasur parasysh se vepra e tij ishte e madhe. Ndërkaq, në ndeshjen e fundit në parket, LeBron James një nga miqtë e tij më të mirë, vendosi t’i dërgonte edhe një mesazh të fundit.

Lebron pati mundësinë të imitonte një lëvizje klasike të Kobit në parket, një lëvizje të cilën legjenda e kishte bërë 19 vite më parë. Në videon e publikuar dallohet edhe realizimi perfekt dhe identik me koshin e Bryant në të kaluarën.

The post Një nderim i fundit për Kobe Bryant/ Video: Basketbollisti më i mirë në botë imiton lëvizjen e famshme të legjendës appeared first on Sport.