“Jeni më artificial se liqeni”, ishte ngacmimi që Guerrils i bënë rivalëve të tyre, Fanatics. Këta të fundit sigurisht që nuk kishin shkuar me duar në xhepa në stadium. Ata kishin përgatitur gjithashtu një thumbin, që e shpalosën në stadium.

Nuk mungon epiteti i zakonshëm, “morra”. Gjatë pjesës së dytë ata shpalosën mesazhin e tyre, të ndarë në disa rreshta: “S’ka stadium që ju takon, Këtu asgjë nuk ju përket, Ashtu si lindët ashtu jeni, Një tufë me morra pa identitet”.

Gjatë ndeshjes pati edhe mesazhe të tjera thumbuese, ndërkohë që sigurisht nuk munguan edhe ofendimet në të dyja drejtimet. Në fund ata që gëzuan ishin tifozët bardheblu, pasi Tirana i shkaktoi një humbje të thellë Partizanit, me rezultatin 5-1.

The post “Një me morra pa identitet”, tifozët e Tiranës thumbojnë keq Guerrilsat appeared first on Sport.