Shitja e biletave për derbin e tretë të këtij sezoni dhe të 156-ë në histori po shkon me ritme galopante.
Sipas “Balkanweb”, numri i biletave të shitura për superpërballjen e ditës së premte kap shifrën 14 mijë. Pritet që ky ritëm i lartë i shitjes së biletave të vazhdojë deri përpara fillimit të takimit Tirana-Partizani.
Pritet me interes nëse derbi i tretë i këtij sezoni do të kalojë numrin spektatorëve në derbin e dytë të “Air Albania”. Ballafaqimi i dytë i këtij sezoni mes kampionëve në fuqi dhe 24-herë kampionëve të Shqipërisë u ndoq nga 19.032 tifozë.
Klubi i Tiranës ka paralajmëruar të gjithë tifozët të pajisen me karta identiteti, ndërsa fëmijët nën moshëm 16 vjeç të shoqërohen me prindër, si dhe të shmangin përdorimin e mjeteve të ndaluara.
The post Një ditë para derbit, ja sa bileta janë shitur deri tani për sfidën Tirana-Partizani appeared first on Sport.