Mario Balotelli nuk ka rënë në grep. Një vajzë 18-vjeçare ka tentuar t’i bëjë shantazh sulmuesit italian. Ajo i ka kërkuar atij shumën e 100 mijë eurove, ndryshe do ta denonconte në polici për dhunë seksuale.

“Giornale di Vicenca” shkruan se sulmuesi dyshohet se ka pasur një lidhje me vajzën, kur ai ishte pjesë e Nizze në Francë. Atëherë ajo ka qenë 17 vjeçe, ndërkohë që ndër të tjera i ka thënë Balotellit se avokati i saj ka kontaktuar edhe me “Chi” për të shitur lajmin.

Sulmuesi nuk është shqetësuar aspak dhe ka gjetur zgjidhjen e duhur, duke iu drejtuar policisë. Prokuroria e Vicenca tashmë edhe i ka mbyllur hetimet.

The post Një 18-vjeçare i bën shantazh Balotellit/ Më jep 100 mijë euro, ose ndryshe… appeared first on Sport.