Pero Pejiç, sulmuesi kroat që ka spikatur në Supeiore me të gjitha ekipet ku është aktivizuar, duke filluar që nga Dinamo, Tirana, Skënderbeu, por edhe Kukësi e Flamurtari tashmë ka nisur një karrierë tjetër atë të trajnerit.

Peri ka një ekspeiencë të pasur si futbollistë që do t’i vlejë shumë edhe në trajnim, duke qenë se ka shëtitur në disa shtete si: Kroacia, Shqipëri, Austri, Arabi dhe Iran. Në një prononcim që ka dhënë enkas për “VipSport”, sulmuesi tregon për ofertat dhe mundësinë për ta nisur sërish nga Shqipëria edhe si trajner… “Aktualisht jam në qytetin tim, punoj me një trajner që e kam mik dhe ka shumë eksperiencë, por edhe lexoj shumë, sepse sot që të bëhesh trajner i mirë duhet që të studiosh shumë dhe të azhornohesh me metodikat më të fundit. Kë dua të ndjek? Dua që të jem vetvetja, ende nuk e kam nisur në një ekip të parë, – tha Pero Pejiç.

Shqipëria

I pyetur se a ka pasur kontakte nga Kukësi dhe e sheh si një mundësi ta nisë këtu si trajner, ai shtoi: “Pse jo, në Shqipëri unë kam shpërthyer si lojtarë ndonëse kam luajtur në 4-5 shtete dhe me futboll me kualitet. Por kam kaluar shumë mirë dhe më vjen mirë që emri im lakohet pozitivisht në futbollin shqiptar. Me Kukësin kam bisedime, madje drejtuesit i kam miq, kam kaluar shumë mirë me presidentin Gjici. Nuk e përjashtoj Shqipërinë si një trampolinë për të qenë një trajner i njohur në Europë më pas”.

Ofertat

Të shohim pres verën dhe jam i hapur për të vijuar karrierën e re si trajner tashmë”, – tha Pero Pejiç, ish-sulmuesi i spikatur në Superiore dhe një nga të huajt që ka lënë gjurmë.

/VipSport.al/

The post Nga bisedat me Gjicin te ofertat, rrëfet Pero Pejiç: Shqipëria “trampolinë” jo vetëm si futbollist appeared first on Sport.