Tirana këtë verë ka ditëlindjen e 100-të dhe festimet kanë nisur që tani në këto ditë, që po i përjetojmë në karantinë. Mediet sociale janë opsioni më i mirë për të komunikuar me publikun në këtë periudhë dhe Tirana ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke publikuar disa nga golat më të bukur mes dekadash.

jatë orëve të fundit, bardheblutë kanë postuar disa nga golat më të bukur të vitit 2012. Ndoshta goli më i bukur është i Nertil Ferraj. Ish-mesfushori ka arritur të finalizojë një aksion shumë të bukur skuadre, duke imituar “Tiki-Takan” e Barçës, që në atë kohë ishte në hapat e saj të parë.

Bekim Balaj dhe Sokol Çikalleshi janë autorë të dy “perlave” të tjera. Kavajasi arrin të shënojë me një diagonale të bukur nga e djathta kundër Flamurtarit, ndërsa Balaj dërgon në rrjetë fluturimthi një top të kthyer nga mbrojtja e Teutës. Elton Muçollari gjithashtu ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur nga jashtë zonë në një ndeshje të Europa League ndaj skuadrës së Grevenmeher.

The post Nga Balaj te Çikalleshi, Tirana publikon “perlat” e vitit 2012 (video) appeared first on Sport.