Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Romë. Misioni i tij ishte i qartë: t’i propozonte të dashurës së tij për martesë. Një propozim ndryshe, në stadium. Nuk është i pari i bërë, madje ka ndodhur edhe në Shqipëri, por ishte i veçantë.

Para se të niste Lazio-Inter, djemtë që kapin topat u rreshtuan para tribunës dhe kurrizin e tyre kishin vendosur shkronja të ndryshme për të formuar fjalinë e famshme: “Will you marry me?”. Shqip: “A do të martohesh me mua”.

Ajo tha po, tifozët në tribunë brohoritën, ndërkohë që nuk munguan puthjet dhe përqafimet mes çiftit, që tashmë do të duhet të mendojë për detajet e dasmës. Me siguri nuk do kenë menduar ta zhvillojnë edhe atë në stadium…

The post Nga Amerika në Romë/ I propozon të dashurës për martesë gjatë ndeshjes Lazio-Inter appeared first on Sport.