I pranishëm në konferencën e prezantimit të trajnerit Orges Shehi, ishte dhe drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi. Në prononcimin e tij përballë gazetarëve të pranishëm në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”, Nexhipi zbuloi se klubi ka qenë në bisedime me 3 trajnerë, por në fund është vendosur për Shehin.

“Në emër të klubit i urojmë mirëseardhje Shehit. Është një kapitull i ri për klubin tonë. Po marrim një trajner që ka eksperiencë si lojtar në Superiore.. E nisi si trajner te Skënderbeu. U tha që Gjici i mbështet trajnerët e ri. Nuk është rastësi kjo përzgjedhje e trajnerit Shehi në klubin tonë. Morëm një trajner me ambicie, që po vjen në një klub që pretendon për titullin kampion. Gesi ka qenë një kampion.

Besoj se eksperiencën e vet do e përcjellë te çunat e ekipit. Kemi rënë dakord për deri në fund të sezonit. Uroj të kemi një ecuri shumë të mirë. Skuadra nuk është ku duhet tani nga ana psikologjike. Shpresoj ta kalojmë këtë krizë të vogël, çdo ekip e kalon një periudhë të tillë gjatë një sezoni. Uroj të japin të gjithë maksimumin për të arritur objektivit. Do ta ndihmojmë Gesin në çdo aspekt”.

Vendimi për trajnerin e ri –  Kemi pasur disa bisedime, ishin tre kandidatë. Vendosëm për trajnerin që është këtu. Si klub kemi biseduar dhe kemi vendosur.

Është shkruar shumë pas largimit të Duros, të cilin e falënderojmë për kontributin në emër të klubit. Jemi të gjithë të varur nga rezultatet. Kur nuk vijnë, ka edhe ndryshime. Kemi biseduar me disa emra që është përfolur. Morëm këtë vendim. Për mendimin tim të mos flasim me kë kemi folur. Fillojmë nga sot një epokë të re. Shpresojmë të ecim mirë.

Akordi me Skënder Gegën –  “Ka pasur një bisedim. Ka pasur bisedim me presidentit dhe Gegës. U mbyll çdo gjë. Pas bisedimeve me Gesin, zgjodhëm atë”.

Pse zgjodhët Shehin? “Ka dalë shumë herë kampion si lojtar me Skënderbeun. Është zgjedhje që kemi besim që do të jetë e duhura. Klubi iu ka dhënë gjithmonë besim trajnerëve të rinj”.

Mesazhi për lojtarët –  “Kur ndryshohet trajneri, të gjithë janë fajtorë. Duke filluar nga lojtarët. Nuk është e këndshme kur ndryshon trajneri. Jemi në moment kyç të sezonit. Kemi ekip të kompletuar, që e synon titullin dhe Kupën. Presidenti Gjici ka bërë maksimumin për të ndërtuar ekipin. E theksova që  ka edhe krizë, siç po ma ndodh ne duke u ndëshkuar në fund. Futbolli i ka këto. Me trajnerin e ri do e kalojmë këtë ngërç psikologjik. Uroj ta kalojmë këtë ngërç që nga ndeshja e të mërkurës. Mua nuk më tremb asgjë me trajnerin e ri. E di si janë trajnerët e rinj. Unë personalisht e them që kemi shumë besim dhe e di mentalitetin e tij. Në këtë moment është shumë i rëndësishëm mentaliteti.

The post Nexhipi zbulon prapaskenat: Negociuam me 3 kandidatë, ja pse i besuam Shehit appeared first on Sport.