Futbollisti më i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite duket se është i mahnitur që në fillim të aventurës së tij tek ekipi i ri. Danezi debutoi në ndeshjen me Eibar javën e shkuar dhe pas takimit u shpreh se fanellën që mbante të veshur nuk do ta lante kurrë, pasi e kishte përqafuar Messi.

Për të konfirmuar admirimin e tij ndaj Messit, Braithwaite ka folur edhe në intervistën e dhënë së fundmi për klubin katalanas, ku është shprehur: “Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti!” Sulmuesi danez duket se e ka si idhull “La Pulgan”.

The post “Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti!” appeared first on Sport.