Klubi i Kukësit nuk mori shumë kohë për të gjetur trajnerin e ri të tyre, pas shkarkimit të Shpëtim Duros në fundjavë me përfundimin 2-2 të sfidës ndaj Teutës. Presidenti Gjici dhe drejtori Nexhipi zhvilluan bisedime intensive me kandidatë potencial për stolin, ku një prej tyre ishte edhe Skënder Gega, por verilindorët në fund ranë dakord me ish teknikun e Skënderbeut, Orges Shehi.

Shehi është prezantuar ditën e sotme nga klubi i Kukësit, pasi trajneri prej ditësh ndodhej në Spanjë ku po zhvillonte seminare. Menjëherë pas zyrtarizimit, Orges Shehi ka përveshur mëngët duke zhvilluar stërvitjen e parë si trajner i Kukësit.

Nga seanca e parë me teknikun e ri, në klubin e Kukësit shihen fytyra të buzëqeshura dhe një atmosferë familjare. Shehi do të ndihmohet tek Kukësi nga Rrahman Hallaci, I cili do të mbajë rolin e zv. trajnerit.

The post Në kërkim të titullit kampion, Orges Shehi zhvillon seancën e parë me Kukësin appeared first on Sport.