Kosova u shortua në të njëjtin grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve, sigurisht jo ato skuadra që do të kishin dashur “Dardanët”, megjithatë trajneri Challandes, e sheh si mundësi për të bërë progres. Në lidhjen direkte me SuperSport, pas përfundimit të shortit, Challandes deklaroi:

“Mendoj nuk është shorti mirë, por nuk jam i zhgënjyer. Janë skuadra të forta. Sllovenia ka luajtur në Europianin të fundit, po ashtu Greqia është një ekip shumë i mirë. Moldavia po ashtu ka skuadër të fortë. Duhet të luajmë ndaj ekipeve të forta. Mendoj se është një mundësi e mirë të tregojmë se çfarë mund të bëjmë, pasi këto ekipe do të na vënë në vështirësi. Është mirë edhe për tifozët tanë të luajmë ndaj ekipeve të mira.”

The post Në grup me Greqinë, Challandes i shtang të gjithë me deklaratën appeared first on Sport.