Dejvi Bregu do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Tiranës. Sulmuesi vlonjat u dëmtua në ndeshjen ndaj Bylisit, por shtrëngoi “dhëmbët” duke luajtur deri në fund.

Po lojtari duket se është dëmtuar disi më shumë ngaqë luajti deri në fund dhe po zhvillon një fazë riaftësuese përveç stërvitjes me skuadrën. Prania e tij në sfidën ndaj bardhebluve nuk është rrezik dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë lojtari në Instagram dhe fizioterapisti Ervin Kapaj që merret kryesisht me lojtarët e dëmtuar, shkruan “Newsport.al”.

“Bregu do të jetë gati të shtunën”, shkruhet në postimin e Kapajt në Instagram dhe më pas e shpërndarë edhe nga vetë lojtari. Me shumë mundësi trajneri Daja duket se do ta lëri pushim në ndeshjen e Kupës për të mos e rrezikuar.

The post Në dyshim ndaj Tiranës, Dejvi Bregu gëzon tifozët e Skënderbeut appeared first on Sport.