Asnjë siguri, propozime që ndonjëherë nuk merren në konsideratë, shumë panik. Është efekti i Coronavirus në Serie A, një situatë e jashtëzakonshme. Ndeshja mes Juventusit dhe Interit, për vetë rëndësinë e saj, është më e diskutuara në këto ditë. “Derby d’Italia”, sipas opsionit më të mundshëm deri tani, duhet të luhet pas dyerve të mbyllura, në “Allianz Stadium”, të dielën në mbrëmje.

Por, sipas “La Stampa”, mund të ketë një hipotezë të re sensacionale në horizont. Mundësia e shtyrjes së supersfidës për të hënën në mbrëmje po fiton terren. Teknikisht, masat e karantinës në rajonin e Piedmontes skadojnë të shtunën e 29 shkurtit, ndërsa ato të qeverisë italiane vazhdojnë deri të dielën e 1 marsit.

Pra, në gjendjen aktuale, asnjë rregull e kufizim ligjor nuk ndalon që ndeshjet, nga e hëna e tutje të luhen rregullisht. Edhe pse, siç u përmend, rregullat e reja ka të ngjarë të dalin në ditët në vijim. Hipoteza në fjalë është e “gjallë”, falë fjalëve, që ju thamë dje, të Ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora: “Nëse të dhënat nuk na japin indikacione alarmuese, mund të ndodhë që nga 2 marsi ta ndalojmë pezullimin e ngjarjeve sportive. Ne do të monitorojmë evolucionin e situatës në ditët në vijim”.

The post Në djall të shkojë coronavorusi/ Juve-Inter do të luhet me tifozë? appeared first on Sport.