U projektua se do të ishte një nga më të mirët në botë, por Paul Pogba duket se nuk po respekton parashikimet.

Francezi ka një ulje drastike të performancës që reflekton edhe në vlerën e tij në tregun e transferimeve. Mesfushori i Manchester United i kushtëzuar edhe nga dëmtimet ka luajtur shumë pak këtë sezon duke bërë që tashmë shitja e tij të jetë një fakt i pashmangshëm nga drejtuesit e United.

Dëmtimet e shumta dhe polemikat e shkaktuara nga menaxheri italian Mino Raiola, mund të ulin ndjeshëm çmimin e kampionit të botës. Mendohet se Pogba mund të largohet nga “Old Tramfford” për shifrën e 50 milionë eurove. Të mendosh që verën e vitit 2018 kushtonte plot 180 milionë euro…

The post Në 2018 kushtonte 180 milionë euro, nuk do ta besoni sa pak që kushton sot Paul Pogba appeared first on Sport.