Skënderbeu nuk arriti të dilte me 3 pikë nga sfida e fundjavës përballë Bylisit. Vendasit barazuan 1-1 dhe shpërdoruan raste pa fund shënimi që në fund iu kushtojë lënien e 2 pikëve. Të mërkurën, korçarët do të zbresin sërish në fushë pasi do të përballen me Besën në ndeshjen e dytë të Kupës. Takimi i parë është mbyllur me fitoren 2-0 në favor të Skënderbeut, por në Korçë nuk duan të nënvlerësojnë kundërshtarin, ndërsa mendojnë edhe për takimin në fundjavë ndaj Tiranës.

Barazimi ndaj Bylisit?”Shumë raste të shpërduar dhe mund t’i qajmë këto dy pikë që lamë me Ballshin. Më gëzon fakti që ekipi prodhon raste dhe me pak qetësi para portës mund të kishim fituar thellë”.

Besa në Kupë? “Kemi një rezultat të mirë 0-2, por nuk duhet të nënvlersojmë kundërshtarin pasi në futboll ndodhin gjëra të parashikueshme. Duhet të jemi të përqendruar e ta kalojmë këtë tur”.

Tirana në fundjavë? “Nuk kemi shfaqur probleme me ekipet e sipërme të tabelës, por me ato poshtë. Për ne ndeshjet me ekipet sipër nesh ka një motivim plus dhe nuk ka shumë për të menduar. Do të shkojmë në Tiranë për rezultat pozitiv”, u shpreh Pollozhani.

The post Ndizet supersfida, Pollozhani “kërcënon” Tiranën appeared first on Sport.