Fitorja e fundit me përmbysje në Laç, duket se ka ngrohur situatën te Partizani. Pas disa ndeshjeve jo të mira, tifozët filluan të dyshonin mbi ecurinë e kampionëve aktualë të vendit. Situata pozitive duket edhe në raportin me tifozët, teksa Ultras Guerrils kanë dhënë kushtrimin publik për mbështetje ndaj lojtarëve.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, tifozët e “Demave” kanë kërkuar shpirtin në fushë, si në ndeshjet e fundit. “Te Partizani duhet të mbizotërojë harmonia dhe egoja e fitores”, thonë ata ndër të tjera. Tifogrupi i të kuqve i bën thirrje drejtuesve dhe presidentit që t’i qëndrojnë pranë ekipit, duke injoruar kështu çdo ndikim dashakeq ndaj kampionëve.

Postimi i plotë:

The post “Ndikim dashakeq kundër ekipit”, Ultras Guerrils i bëjnë thirrje drejtuesve dhe presidentit appeared first on Sport.