Qendërmbrojtësi i Shqipërisë Enea Mihaj po aktivizohet për herë të parë si titullar këtë sezon me skuadrën e tij PAOK
21-vjeçari po merr minuta loje për herë të parë pas gati 2 muajsh. Momentalisht, PAOK-u përmbysi sfidën e gjysmëfinales së Kupës së Greqisë kundër Olimpiakosit duke realizuar 2 herë brenda 2 minutave.

Mihaj u transferua gjatë verës nga Panetolikosi te kampionët e Greqisë PAOK-u, por thuajse nuk është aktivizuar fare me PAOK-un këtë sezon. Ai ka luajtur vetëm 19 minuta kundër Kretës në fitoren 0-3 në takimin e Kupës së Greqisë e luajtur në 7 janar.

Nga ana tjetër, ky sezon po rezulton tepër i vështirë për 21-vjeçarin kuqezi, i cili thuajse nuk ka hapësirë te PAOK-u dhe për më tepër ende nuk ka debutuar në kampionatin grek me kampionët e Greqisë.

The post Ndeshje e çmendur në Greqi/ 4 gola në 12 minutat e para, futbollisti i Kombëtares shqiptare protagonist appeared first on Sport.