Është mbyllur takimi mes Bayer Leverkusenit dhe Borussia Dortmundit, me vendasit që kanë fituar me rezultatin spektakolar, 4-3. Gola, polemika nga VAR dhe raste të panumërta: Kjo ishte pasqyra e një prej ndeshjeve më të bukura këtë sezon.

Volland kaloi në avantazh Leverkusenin (20′), por Dortmund përmbysi gjithçka me anë të Hummels (22′) dhe Emre Can (33′). Kapiteni Volland do të shënonte sërish për Leverkusenin dhe pjesa e parë, u mbyll në barazim 2-2.

E dyta nisi me të njëjtin ritëm të lartë dhe me raste të shumta. Guerrero kaloi në avantazh Dortmundin në minutën e 65-të, pas një aksioni perfekt të verdhezinjve. Por në vetëm dy minuta (81′ 82′), Lverkusen përmbysi gjithçka, falë golave të Bailey dhe Bender.

The post Ndeshje e çmendur/ Leverkusen-Dortmund 7 gola të shënuar appeared first on Sport.