Kategoria Superiore nuk njeh pushim dhe të mërkurën zhvillohet java e 25-të. Partizani pret Teutën dhe do të bëjë gjithçka për të lënë pas krahëve humbjen e thellë në derbi. Drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë stadium dhe sfida (nis në orën 17:00) ndaj skuadrës së Martinit do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. “Demat” kanë publikuar çmimet e biletave me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Biletat në Tribunat: A1, A2, B1, B2 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2, H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
Tifozeria mike do të ketë në dispozicion sektorët e Tribunave: H1, H2.

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e martë ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes
Biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Biletaria te 9-katëshet ngjitur me dyqanin “Neptun”
Dyqani “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit“, lexohet në deklaratën e Partizanit.

➡INFORMACION PËR ÇMIMET E BILETAVE ⚽FK PARTIZANI🆚KF TEUTA 🗓E MËRKURË 4 MARS 🕓17:00✍Ju njoftojmë se për këtë takim…

Gepostet von FK Partizani Albania am Montag, 2. März 2020

The post Ndeshja ndaj Teutës, Partizani bën njoftimin e rëndësishëm appeared first on Sport.