Nëse te Skënderbeu janë duke vuajtur për pjesën e mos konkretizimit të rasteve, atëherë duhet të përgatiten edhe për një situatë më të vështirë. Kjo pasi llogaritë me Dejvi Bregun nuk do të bëhen për shumë gjatë.

Madje ndeshja e sotme për Kupën e Shqipërisë ndaj Besës së Kavajës, pritet të jetë e fundit për të në shtëpi. Më pas Skënderbeu do të ketë edhe një provë shumë të vështirë në transfertë ndaj Tiranës, që zhvillohet në kryeqytet dhe në datën 15 shkurt.

Këtu pritet të vijë edhe largimi përfundimtar i lojtarit, për të nisur një aventurë të re në Rusi. Në këtë vend merkato mbyllet në datën 21 shkurt, ndërsa korçarët e kanë arritur marrëveshjen me klubin që ende nuk mësohet, por do ta mbajnë deri në limitet e lëvizjeve së transferimeve. Padyshim që kjo do të jetë mangësi e madhe për korçarët, pasi Bregu ka vlera të mëdha.

The post Ndeshja e fundit në shtëpi me fanellën e Skënderbeut, Dejvi Bregu bën gati valixhet appeared first on Sport.