Napoli dhe Barcelona kanë barazuar 1-1 në “San Paolo” në ndeshjen e parë të 1/8-ve.

Vendasit shënuan të parët, pa një aksioni model dhe finalizimi perfekt të Mertens në minutën e 30-të. Barazimi i miqve erdhi në minutën e 57-të më Griezmann, pas asistit të Semedo, por gjithçka nisi nga këmbët e Busquets.

Në minutat e fundit, katalanasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Vidal, i cili do të mungojë kështu në ndeshjen e kthimit. Kileni morri dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, kualifikimi për në çerekfinale do të vendoset në “Camp Nou”.

Përsa i pëerket Hysajt, ndryshe nga sa pritej, ai nuk luajti për asnjë minutë në këtë takim. /CNA.al

The post Napoli dhe Barcelona bëjnë paqe, kualifikimi vendoset në “Camp Nou” appeared first on Sport.