Juventusi ka fituar 2-0 ndaj Brescia për javën e 24-të të Serisë A, në “Allianz Stadium”. Për bardhezinjtë mungonte sot Ronaldo, i cili ishte lënë pushim sot nga Sarri. Miqtë mbetën me 1 lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Aye në minutën e 37-të.

Një minutë me vonë, Dybala shënoi golin e parë të takimit pas një goditje perfekte dënimi. Goli i dytë u shënua pas një aksioni model, ku Cuadrado dërgoi topin në rrjetë në minutën e 75-të pas një pasimi të bukur të Matuidi.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi kryeson me 5 pikë, tre më shumë se Interi, i cili do të ketë një ndeshje të vështirë sot në darkë ndaj Lazios në “Olimpico”. Brescia renditet në vendin e 19-të me 16 pikë. /CNA.al

The post Mungon Ronaldo, Juventusi fiton pa probleme ndaj Brescias/ Presioni kalon tek Interi appeared first on Sport.