Atletico Madrid befasoi Liverpoolin duke mundur kampionët në fuqi të Champions League me rezultatin 1-0 në takimin e parë të 1/8-ave.

Klubit spanjoll i mjaftoi një gol i shënuar nga Saul Niguez në minutën e 5′, duke siguruar një rezultat optimist për të kaluar në fazën tjetër. Ditën e sotme, futbollistët e drejtuar nga Diego Simeone, teksa stërviteshin në palestër kanë vijuar të festojnë për rezultatin e arritur mbrëmjen e djeshme.

Lojtarët e Atleticos me bluza në duar krijojnë një atmosferë duke i ngjasuar ë krijuar nga tifozët në shkallët e stadiumit “Wanda Metropolitano”.

The post Mundën kampionët e Europës/ Video: Lojtarët e Atletico e “djegin” në palestër appeared first on Sport.