11 C
Tirana
March 31, 2020
Sport Super Liga

Moviola/ Gafat e rënda të gjyqtarit, Partizanit i bëhen 2 padrejtësi

Takimi Partizani-Bylis u gjykua nga një treshe nga qyteti i Durrësit me kryesor Andi Koçin dhe ndihmës të tij Fatmir Lamajn dhe Herald Lisakun. Rastet për moviolë nuk mungojnë në këtë takim, madje gabimet e gjyqtarëve mund të kenë ndikuar edhe në rezultat. 3 janë rastet flagrante që dolën në pah në këtë takim.

Minuta 25 – Ntepe i “vjedh” topin Bilalit, e pastaj rrëzohet në përpjekje për ta kaluar lojtarin, i cili i shkujdesur i pret rrugën dhe Telushi largon rrezikun. Bylisi kërkon penallti, por gjyqtari vijon lojën. Rast i dyshimtë dhe në limitet e dhënies së një penalltie.

braun

Minuta 55 – Bardhi vertikalizon një top në zonë për Çinarin, por nga pas vjen Hadroj, i cili me kokë e largon topin që shkon te Braun dhe sulmuesi shënon gol. Por, gjyqtari Koçi e anulon golin me pretekstin se Çinari e ka prekur topin me dorë, ndonëse pamjet tregojnë të kundërtën. Gol i mohuar me pa të drejtë nga gjyqtari.

Minuta 87 – Topi i gjatë nga mesfusha për Guindo, i cili për disa metra u shoqërua nga Bilali, por që e la në mes të rrugës. Edhe portieri Hoxha hezitoi në dalje dhe Guindo me kokë e ngre topin mbi portierin, por Belica e largon “sferën”. Gjyqtarët akordojnë gol për Bylisin, ndonëse pamjet nuk ishin të qarta nëse topi e kishte kaluar vijën fatale, arbitri dhe anësori Lamaj akordojnë gol. Pamjet televizive tregojnë se perimetri i topit nuk e ka kaluar të gjithë vijën dhe anësori mund të jetë gënjyer nga këpucët e Belicës. Gol “fantazmë”, që nuk ishte. Por arbitri mund të jepte penallti, pasi Hoxha nuk ndërhyri pastër ndaj Guindos.

 

The post Moviola/ Gafat e rënda të gjyqtarit, Partizanit i bëhen 2 padrejtësi appeared first on Sport.

Related posts

Video/ Triumfi në Kupë, shikoni festën e çmendur të Tiranës U-19

admin

Mediat spanjolle japin lajmin e keq për Rey Manajn

admin

Video: Klopp si kurrë më parë, habit me mënyrën e festimit pas golit të dytë të Liverpool

admin

Leave a Comment