Leipzig ka shkruar historinë në UEFA Champions League, teksa për herë të parë në histori ka arritur të prekë çerekfinalet e këtij kompeticioni, pasi ka eliminuar nënkampionët e Evropës, Tottenham me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Ashtu si në Angli, dominimi ishte i gjithi i ekipit gjerman, që kaloi në avantazh pas vetëm 10 minutash me anë të Sabitzer, i cili me një predhë “çau” duart e Hugo Lloris. Për t’i dhënë edhe një tjetër shuplakë ekipit të Mourinhos, mendoi përsëri kapiteni Sabitzer, i cili 11 minuta pas golit të parë, shënoi përsëri, këtë herë pas një goditje me kokë.

Goli i dytë gati vrau çdo shpresë të mbetur të Tottenham dhe në fund pati vend edhe për një tjetër gol të Emil Forsberg. Suedezi, i cili sapo kishte zbritur në fushë, shfrytëzoi një rrëmujë në zonë për të mposhtur portierin Lloris për herë të tretë. Kështu, sfida u mbyll 3-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm, së bashku me ndeshjen në Angli, shënon 4-0. Dominim gjerman!

The post Mourinho mbetet duarbosh, Leipzig shkruan historinë appeared first on Sport.