Jose Mourinho i jep “shuplakë” Pep Guardiolës, në Permier League, teksa Tottenhami i drejtuar nga portugezi mposhti me rezultatin 2-0 Manchester City-n e spanjollit, që pavarësisht kësaj disfate mbetet në vendin e dytë, me 51 pikë, dy më shumë se Leicester City. Spursat, nga ana tjetër ngushtojnë diferencën në vetëm 4 pikë me Chelsea-n e vendit të katërt, duke rritur shanset për zonën e Championsit.

Plot 22 pikë shkon diferenca mes Liverpoolit të vendit të parë dhe City-t, me garën për titull praktikisht të mbyllur, pasi edhe nëse humbin 7 ndeshje, sërish “The Reds” do të mbeteshin në vendin e parë.

Sa i përket ndeshjes së luajtur në Londër, duhet theksuar se Tottenhami ishte me fat në pjesën e parë, pasi Sergio Aguero goditi shtyllën, ndërsa Gundogan shpërdoroi një 11-metërsh të akorduar në minutën e 39-të me ndihmën e sistemit VAR.

Ligji i futbollit “nëse nuk shënon, e pëson”, dënoi Citizens në pjesën e dytë. Debutuesi i Tottenhamit, holadezi Bergwijn, i prezantuar vetëm pak ditë më parë si goditja e madhe e merkatos, u dha epërsinë vendëse në minutën e 83-të me një goditje të befasishme rreth 15 metra larg portës, ndërsa 8 minuta më vonë Son Henung-Min i dha goditjen përfundimtare skuadrës së Guardiolës, duke i çuar shifrat në 2-0, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund

The post Mourinho i jep leksione Guardiolës, Man. City ndahet me titullin appeared first on Sport.