Erjon Braçe ëshët shumë aktiv në llogarinë e tij në “Instagram”. Një ditë më parë ai reagoi ashpër për humbjen e Partizanit, duke akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe arbitrat. Zëvendëskryeministri, i cili njihet si një tifoz i të kuqve, nuk ngurron as t’u përgjigjet ndjekëseve të tij.

Ka edhe nga ata që e ngacmojnë, siç ndodh zakonisht në diskutime të tilla mes tifozësh. Njëri prej tyre i shkruan Braçes: “Mbaje maniten si burrat e mos u qurravit në Instagram. P.S T’fala ushtar Telushit”.

Deputeti i Partizani socialiste nuk ka duruar dhe i është kthyer keq tifozit, madje me një gjuhë që nuk i shkon për shtat. “Bjorn Vasili, dole ti i biri babit me llap! Ku ishe ti qurrsi 6 vite me radhë?”, i shkruan Braçe tifozit të Tiranës.

The post “Mos u qurravit, të fala ushtar Telushit”, Braçe i kthehet keq tifozit: Dole t’i biri i babit me llap appeared first on Sport.