Athletic Bilbao mendon goditjen e madhe në sulm. Sipas Tyc Sports, klubi bask synon të përforcojë sulmin për sezonin e ardhshëm, dhe ka piketuar si afrim të mundshëm bomberin argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuain i cili me shumë gjasa do të largohet nga bardhezinjtë verën e ardhshme. Në këtë interesim të Bilbaos për El Pipitan ka edhe një prapaskenë interesante.

Higuain është i përzgjedhur i skuadrës baske pasi stërgjyshi i tij nga babai është me origjinë baske. Higuain ka kontratë me Juven deri në vitin 2021 dhe nëse transferohet te Bilbao për të do të bëhej fjalë për një rikthim në Spanjë, pas eksperiencës me Realin e Madridit.

The post Mirupafshim Juve/ Higuain i habit të gjithë me ekipin e ri appeared first on Sport.