15 C
Tirana
February 23, 2020
Kombëtare Kombetarja Sport

Miqësorja me San Marinon, ja dy emrat e rinj që do i bashkohen kombëtares shqiptare

Shqipëria i ka gjetur kundërshtarët e saj për muajin mars, atje ku do të zhvillohen përgatitjet për të parë grupin e lojtarëve dhe këto data janë të lira për të zhvilluar takime miqësore. Deri tani kishim mësuar përballjen e kuqezinjëve ndaj Sllovenisë, e cila do të zhvillohet në datën 30 mars.

Por djemtë e drejtuar nga Reja do të kenë edhe një tjetër test, përpara se të mbërrijmë në përballjen e 30 marsit. Kështu, në 27 mars do të udhëtohet në transfertë për një përballje me San Marinon.

Miqësorja është zyrtarizuar nga vetë Federata e vendit në fjalë, që pas Shqipërisë do të luajnë me Letoninë në 31 mars dhe kundër Italisë në 29 maj

. Sipas të gjitha gjasave, do të ketë ftesë në Kombëtaren A edhe për Armando Brojën, që po vazhdon të shkëlqejë te Chelsea. Gjithashtu për herë të parë do të shohim në fushë edhe Florian Kamberin, që këtë herë nuk e ndalon asnjë pengesë për të mbajtur fanellën e Shqipërisë

The post Miqësorja me San Marinon, ja dy emrat e rinj që do i bashkohen kombëtares shqiptare appeared first on Sport.

Related posts

"Donim Partizanin në Kupë", Ilion Lika "kërcënon" Skënderbeun

admin

Supersfida, Milan-Juve/ Formacionet zyrtare, ka surpriza

admin

Video: Milan-Juve, live/ Futbollisti më i mirë i këtij sezoni "tradhton" kuqezinjtë

admin

Leave a Comment