Sot, Tirana luajti kundër Skënderbeut, ndeshje që u mbyll në barazim 1-1. Sfida u zhvillua në “Air Albania Stadium” dhe ajo që ra në sy ishte gjendja jo e mirë e tapetit në impiantin e ndërtuar vetëm pak para disa muajsh. Pak pasi filloi takimi, nisën në krahun e tribunës veriore “Vasillaq Zëri” fusha u rëndua shumë duke u ngritur plisa që prishën bukurinë e kësaj ndeshje.

Në pjesën e dytë, edhe pse pati ndërhyrje nga ana e punëtoreve të stadiumit, gjendja e saj u rëndua më shumë siç shihet edhe nga foto. Miliona euro investime, por që në fillim gjendja e tapetit të “Air Albania Stadium” nuk është aspak në nivelin e këtij impianti të mrekullueshëm. Është thënë që duhen 3 muaj kohë të rikuperohet dhe po pritet të përfundojë ky sezon futbollistik që dhe fusha të jetë në gjendjen e duhur.

The post Miliona euro investime, fusha e “Air Albania” katastrofë appeared first on Sport.