Periudha e errët e Milanit nisi në verën e vitit 2012. Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, dy ndër lojtarët më të mirë të kuqezinjve, morën “urdhrin” për t’u larguar drejt PSG-së. Disa ditë më parë ishin larguar (shumica u tërhoqën) edhe emra të mëdhenj si: Inzaghi, Nesta, Seedorf, Gattuso, Zambrotta, Van Bommel.

Klubi i famshëm italian rikthye në janar Ibrahimovic dhe në verë mund të ndodhë edhe rikthimi i Thiago Silvës. Mbrojtësi brazilian ka mbetur shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi dhe fjalët e agjentit të tij rrisin shpresat e tifozëve.

“Thiago Silva ka një dashuri të madhe për Milanin. Nuk kemi vendosur ende asgjë rreth së ardhmes. Rikthimi te Milani? Gjithçka mund të ndodhë“, deklaron për Milancafe24.com, Paulo Tonietto. 35-vjeçarit i përfundon kontrata me kampionët e Francës në fund të këtij sezoni dhe vera mund ta rikthejë në Milanelo.

The post Milani merr lajmin e madh pak minuta para derbit/ Pas Ibrahimovicit, gati edhe rikthimi tjetër i bujshëm appeared first on Sport.