Aktori i mirënjohur shqiptar Arben Derhemi është i shtruar në spital dhe do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa President i i FSHF-së Armand Duka i ka dhënë mesazhin e tij mbështetës.

Duka uron që ndërhyrja të dalë me sukses, si dhe i uron Derhemit të kthehet i fortë në skenën e teatrit.

Gjithashtu kreu i FSHF i thotë aktorit se e pret edhe në stadium, si dashamirës dhe si bashkëpunëtori FSHF.

Mesazhi i Dukës:

Miku im, Ben!

Uroj që ndërhyrja në Spitalin e Neurokirugjisë, të ketë dalë me sukses. Dhe shpejt të kthehesh në skenë, vital dhe i fortë. Për të na risjellë vlerat e një arti, për të cilin kemi nevojë, siç është teatri dhe kinematografia. Gjithashtu, të presim të kthehesh në stadium. Si dashamirës, bashkëpunëtor i FSHF dhe si një mik.

The post “Miku im të presim në stadium”, Duka lutet për aktorin e njohur shqiptar appeared first on Sport.