Lionel Messi është një nga njerëzit me më shumë ndikim në Barcelonë dhe “Camp Nou” dhe tashmë duket se është kthyer kundër trajnerit të ri Quique Setien. Pas humbjes me Real Madrid, në Spanjë kanë hedhur dritë për një përplasje të sulmuesit argjentinas dhe trajnerit katalanas, për shkak të taktikës së përdorur.

Lionel Messi pothuajse nuk u djersit fare në fushën e lojës, teksa kjo ishte si një akt rebelimi ndaj Setien, i cili nuk po mundet të bindë me modulin e tij të lojës. Humbja ndaj Real Madrid ishte me shumë pasoja tek Barcelona, të cilët tashmë duhet të shpresojnë tek një hap fals i madrilenëve për të kaluar sërish në krye të renditjes.

“Në atë mënyrë ju nuk mund të luani kundër Real Madrid”, kanë qenë fjalët e Messit për Chiringuito TV, të cilat kanë bërë që mediat të aludojnë sërish për përplasje të thella brenda klubit katalanas.

The post Messi shpërthen ndaj trajnerit, nuk duhej ta bënte atë gjë ndaj Realit appeared first on Sport.