Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi në verën e vitit 2018 prishi rivalitetin me Messin. Antagonizmi mes Real Madridit dhe Barcelonës në La Liga humbi një pjesë të konsiderueshme. Sidoqoftë, argjentinasi nuk ka ndalur së ndjekuri portugezin, dhe anasjelltas, për trofetë individualë dhe golat e shënuar.

Numri 10 i Barcelonës, megjithatë, nuk është i befasuar nga golat e shënuar prej rivalit të tij në Serie A. Për “Mundo Deportivo”, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” tha: “Është normale që ai të vazhdojë të shënojë. Ronaldo është një sulmues “grabitqar”, që do të shënojë gola çdo herë që luan. Ai ka shumë cilësi si sulmues, shënon edhe në shansin më të vogël”.

Messi, gjithashtu foli për humbjen e Real Madridit me largimin e portugezit. Po flasim për një kampion, me rreth 50 gola në sezon, i cili mbase nuk është zëvendësuar akoma në mënyrën e duhur: “Real Madridi pa Ronaldon ka humbur shumë gola. Ishte e qartë se kjo do të ndodhte. Jo vetëm gola, por Cristiano i sillte edhe shumë gjëra të tjera. Nëse një ekip humbet një lojtar që shënon 50 gola në sezon, boshllëku vërehet lehtë. Real Madridi ka lojtarë të shkëlqyeshëm, por Cristiano shënonte 50 gola në sezon”.

The post Messi me deklaratë të fortë për “armikun” e përjetshëm/ Ronaldo është “grabitqar”… appeared first on Sport.