Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas sfidës kundër Tiranës, për mikrofonin e “Supersport”. Ai është shprehur se skuadra e tij ka luajtur në mënyre shumë të mirë, dhe mund të ishte marrë trepikëshi me rastin e Gripshit në fund.

1 pikë e fituar apo 2 pikë të lëna? “Unë do të thoja të dyja bashkë. Me rastin që kishim në fund mund të fitonim. Dita dhe Bregu kanë bërë stërvitje të diferencuar. Ndërsa Krasniqi ka pasur problem. Gripshi ka bërë rolin e xholit sot, dhe kalova Ditën në mesin e fushës. Përballë ksihim një ekip të fortë si Tirana. Nëse Gripshi do tregohej më fanatik, mund të kishim marrë trepikëshin”.

Motivim ndaj skuadrat e mëdha? “Është konstatim i saktë, në pjesën e parë të kampionatit. Ndërsa në fazën e dytë, kanë qënë të gjithë lojtarët në impenjim maksimal dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Elezi? “Është një djalë që ka fituar vendin e titullarit nga stërvitja dhe mënyra si luan. Është një pikë e fortë për ekipin tonë. Ai markon shumë mirë, dhe kur ndërtojmë nga mbrojtja ka aftësi shumë të mira për të ndërtuar”.

Si ish-bardheblu çfarë ndjesie keni që i dhatë asist Kukësit dhe çfarë i thatë Gripshit? “Nuk i kam thënë gjë Gripshit, i kam përgëzuar. Nuk isha dakord me Krasniqin që të futej në lojë. Gripshi kërkoi të na jepte pikë, por është i justifikuar, pasi ka luajtur në shumë pozicione. Unë kam pasur dëshirë të fitoj me çdo ekip që kam përballë. Mentaliteti i fituesit vazhdon për mua dhe dua të vazhdojë kështu. Unë do bëja tifo për Skënderbeun, kush do ta fitojë do ta tregojë vazhdimi, në lojë është dhe Partizani, por më mirë titullin ta marrë ai që e meriton”.

Çfarë mund të bëhej diçka më mire? “Përsa i përket mbrojtësve anësore, mund të kishin punuar më mirë në sulm. Nëse do kishim një zotërim të mirë në mesfushë, mund të shtynim me të dy mbrojtësit në sulm. Ata duhet të ishin më fanatik në shtyrje”.

Daja apo Pëllumbi? “Të dy luajtën shumë mirë, por ka një podium për të dy në vendin e parë”.

The post “Meritonim 3 pikë”, Daja surprizon me deklaraten pas ndeshjes appeared first on Sport.