Autori i dy golave në derbi, Idi Batha ishte i ftuar në studion e “Procesit Sportiv”, teksa ka folur mbi emocionet e ndeshjes të zhvilluar në “Air Albania”, si dhe ka sqaruar rastin e tij me Melon.

“Sezoni akoma nuk ka mbaruar dhe shpresoj ta mbyll me këto ritme. Te Tirana shkova nga Flamurtari dhe mendoj se bëmë një sezon të mirë. Fitorja nuk ka lidhje fare me hakmarrje ndaj Partizanit”, tha në fillim Batha.

Rasti me Melon:

“Pa diskutim që ai është një gjest i shëmtuar. Dhe shumë gabim për mua. Por kështu nuk diskutohet. “Me sikur” diskutohet vetëm në kafe. Po të kisha një të verdhë nuk do ta bëja atë gjest. Në 400 ndeshje që zhvillohen në fundjavë ato gjeste ndodhin me 100-ra, sepse fundja jemi në futboll dhe ka nerv. Me eksperiencën që kam nuk më lejohet”, tha Batha.

Olsi Rama ka thënë se e ke pështyrë Melon?

Nuk jam nga ai tip lojtari që provokoi të tjerët. Në rastin kur nuk më pëlqen gjithçka reagoi. Por siç ka thënë ai ta pështyjë asnjëherë në botë.

Ekipi si ndryshoi?

Skuadra është meritë e atyre që kanë formuar nga fillimi. Presor Ardi ishte iniciator i këtyre lojtarëve. Edhe Presidenti që afroi lojtarët e duhur. Egbo ka meritën më të madhe tek Tirana. Menaxher nuk më është dashur në Shqipëri. Por menaxher i imi është Tefik Osmani dhe ai më ka premtuar shumë gjëra. Nga kombëtarja e të tjera. Kontratë nuk kemi, se për shokët s’ka kontrata.

Kush gjuan më mirë ti apo Muçi?

Me Muçin jemi tipa të ndryshëm gjuajtësish. Ai gjuan më fortë, ndërsa unë më mirë teknikisht. Por Muçi është gjuajtës shumë I mirë.

Ke fol me ndonjë lojtarë të Partizanit?

Pas derbit skam patur komunikim me lojtarët e Partizanit. Kam folur disa ditë para sepse kam shumë lojtarë të mirë aty.

Kontrata?

Kontrata ime është 1 vjeçare. Nëse gjërat vazhdojnë kështu do të kemi gjëra pozitive.

Kapiten tek Tirana?

Nëse do të ishin lojtarët që janë tani nuk do ta pranoja kurrë të isha kapiten i Tiranës.

The post “Menaxher kam Tefik Osmanin”, surprizon Batha: Më ka premtuar Kombëtaren, shiritin te Tirana nuk do e pranoja kurrë appeared first on Sport.