Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz nuk pranoi të fajësonte për pësimin e dy golave portierin e shkodranëve Ted Laço, i cili sot debutoi me kuqeblutë në humbjen 3-1 ndaj Teutës.

 

Për “Supersport”, tekniku maqedonas theksoi se aktivizoi dy sulmues dhe reduktoi numrin e mbrojtësve pasi kishte 4-5 lojtarë me kartona dhe nuk donte të rrezikonte të humbiste njërin prej tyre për ndeshjen e radhës për Luftëtarin.

Në lidhje me ngjarjen tronditëse të ditës së sotme ku u gjet një sasi eksplozivi C4 poshtë makinës së administratorit Suad Lici, Jonuz deklaroi se ai vetë nuk ka ndjerë asnjë presion gjatë kësaj kohe që drejton Vllazninë. 57-vjeçari shtoi se frikësohet vetëm nga avionët.

“Humbje me 3 goditje drejt portës dhe faji i portierit të ri Laço – Nuk do të thoja ashtu. Ishte shumë e rëndësishme për ne të hapnim ndeshjen 1-0. Pastaj duhej ta kontrollonim takimin, poseduam topin. Goli i parë që pësuam erdhi për fajin tonë, duhej ta kishim kontrolluar që në ajër. S’duhet të them diçka për portierin, ëshhtë e rëndë për ta pranuar. Kur pëson golin e dytë, e humbet përqëndrimin dhe bëhesh nervoz. Pas golit të dytë, u thashë se kemi katër minuta lojë dhe duhet të kontrollonim topin, pastaj ndodhi ai gabim. Pjesën e dytë patëm shanse të mira. Me një krosim ku ishin 4 futbollistë të mi ishin 4 kundërshtarë. Është e vërtë që nuk bëmë golin e parë. Kur një ekip është 1-1 nuk duhet të pranosh gol, pas 3-1 e kishim të vështirë të ktheheshim, megjithëse patëm raste.

Sulmi me 2 sulmues  la zbuluar mbrojtjen– Po, kishim 4-5 futbollistë me kartona, prandaj i lashë pushim.

Luftëtari dhe Skënderbeu, ndeshjet e radhës në Shkodër – Kjo situatë është momentale. Futbolli shqiptar është interesat fituam pikë si miq, mirëpo duhet të përmirësojmë gabimet dhe të luajmë siç luajtëm në 30 minutat e para.

Presioni ndaj skuadrës pas vendosjes së eksplozivit ndaj administratorit Suad Lici – Jemi të izoluar, nuk kemi kohë të mendojmë për këto gjëra, jemi të përqëndruar te loja. Nuk jam i frikësuar, vetëm nga avioni trembem. Jam te Vllaznia prej 6 muajsh, nuk kam pasur asnjë presion, as nuk kam pse të frikësohem. Kam ardhur këtu sepse e dua futbollin, po të kisha frikë do të largohesha”, përfundoi tekniku i Vllaznisë Mirsad Jonuz.

The post “Më frikësojnë vetëm avionët”, Jonuz befason me deklaratën pas ndeshjes appeared first on Sport.