Tashmë është marrë vendimi zyrtar! Gjashtë ndeshje të javës së 26 të Serie A do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të kërcënimit nga Coronavirusi. Kështu, sfida kryesore e kësaj jave, ajo mes Juventusit dhe Interit do të luhet me dyer të mbyllura.

Gjithashtu, ndeshjet Milan-Genoa, Parma-Spal, Udinese-Fiorentina, Sassuolo-Brescia dhe Sampdoria-Verona, do të luhen pa tifozë. Ky vendim është konfirmuar pak më parë nga ministri i sporteve në Itali, Vincezo Spadafora. “Përveç Lombardisë, Piemontes dhe Venetos, e kemi zgjeruar kujdesin edhe në rajonet e Friulit, Emilio Romagnas dhe Ligurias. Në këto rajone eventet sportive do të luhen me dyer të mbyllura”, është shprehur për “Tg2” ministri italian i sporteve.

The post Me dyer të hapura apo të mbyllura?/ Merret vendimi përfundimtar për Juventus-Inter dhe ndeshjet e tjera të Serisë A appeared first on Sport.