Besëlidhja arriti të kalonte në turin çerekfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Partizanit. Pak kush besonte se skuadra lezhjane do arrinte të kualifikohej përballë ekipit kampion të Superligës. Diferencat janë të shumë të mëdha.

Por ekipi i Plorit tregoj se në futboll asgjë nuk është e pamundur e kur luan ndaj një skuadre “milionere” dhe shumë herë më të fortë se vetja.

Besëlidhja fitoi pastër ndeshjen e parë 3-0, ndërsa sot u mund 3-1 nga Partizani, por arriti të kalonte në turin çerekfinal të Kupës. Festa në dhomat e zhveshjes ka qenë e madhe dhe të gjithë kanë pozuar një foto për të heshtur kritikët, Partizanin dhe ata që nuk besuan se Besëlidhja mund t’ia dilte të kualifikohej më tej.

The post “Mbylleni gojën” te Besëlidhja tallen keq me Partizanin pasi e eliminuan nga Kupa appeared first on Sport.