Janë mbyllur para pak minutash ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në të dyja grupet.

Në grupin A, Tirana ia doli të kualifikohet ndaj Kastriotit, me rezultatin e përgjithshëm 7-1, teksa në ndeshjen e radhës bardheblutë do të përballen me Besëlidhjen. Pikërisht këta të fundit ia dolën të kualifikohen në mënyrë surprizë ndaj Partizanit, me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Vllaznia mposhti në transfertë Flamurtarin me rezultatin 2-0, pas ndeshjes së parë në Shkodër e cila përfundoi me shifrat 2-2. Shkodranët në raundin tjetër do të luajnë me Teutën, që u kualifikua ndaj Erzanit.

Në grupin B, Apolonia ia doli të skualifikojë Luftëtarin, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë dhe barazimit 0-0 në ndeshjen e sotme dhe në raundin tjetër do të luajë me Kukësin. Verilindorët kaluan Lushnjën me lehtësi.

Ndeshja më e bukur e kësaj faze pritet të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Bylisit, me këta të fundit që kaluan Laçin me rezultatin e përgjithshëm 4-3, ndërsa korçarët u kualifikuan ndaj Besë së Kavajës me rezultatin 3-0. Ndeshjet e para do të luhen në 18 mars.

Tirana-Besëlidhja

Vllaznia-Teuta

Apolonia-Kukësi

Bylis-Skënderbeu

The post Mbyllen ndeshjet e Kupës, përcaktohen çiftet çerekfinaliste appeared first on Sport.