Sapo është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e fundit të javës së 24-të të Superiores, mes Teutës dhe Kukësit me rezultatin 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh, pas golit të Kallakut në minutën e 23-të nga pika e bardhë e penalltisë. Miqtë barazuan po me penallti në fund të pjesës së parë me Shkurtajn.

Kronologjia e ndeshjes:

5′ Mundësi për Teutën por Lorenco Vila është në pozicion të parregullt
12′ Abazaj kalon bukur dhe futet në zonë, por Rroca që përfshihet në aksion është në pozicion jashtë loje
16′ Todorovski harkon në zonë për Hebaj, por sfera përfundon te Vila që godet portën por pa forcën e duhur
23′ Penallti për Teutën, e fiton Kallaku pas faullit të Krasniqit

23′ Gooooool! Kallaku nuk fal nga 11 metrat, shënon mesfushori përballë Xhikës
27′ Sërish rrezikon Teuta, goditja e Vilës devijohet në këndore
33′ Todorovski provon të rrezikojë teksa futet në zonën e verilindorëve, por në fund ndalet nga Obanor që tregohet i vendosur
38′ Frashëri gabon në kontrollin e topit, për fatin e mirë të portierit, Kukësi nuk përfiton me Obanor
47′ Penallti për Kukësin, e fiton Limaj

48’ SHKURTAJ VENDOS BARASPESHËN! Sulmuesi vlonjat kthen në gol penalltinë e fituar nga Limaj. Skuadrat drejtohen te dhomat e zhveshjes.

The post Mbyllen 45 minutat e para në Teuta-Kukësi, ja rezultati appeared first on Sport.