Janë mbyllur 45 minutat e para të dy takimeve të fundit të javës së 23-të të Superiores. Në “Air Albania”, Partizani po fiton 2-1 ndaj Bylis. Të kuqtë shënuan fillimisht me Kordeiron në minutën e 4′, pas gafës së Hidit dhe më pas me Çinarin në minutën e 19-të.

Ballshiotët ngushtuan shifrat me Ntepe me kokë në minutën e 30-të.

Nuk munguan golat së në Korçë, në sfidën mes Skënderbeut dhe Teutës. Vendasit shënuan të parët me Bregun në minutën e 19-të, pas krosimit të Gripshit, ndërsa miqtë barazuan shifrat me golin e Kallakut në minutën e 25-të. Në fund të pjesës së parë, vendasit shënuan golin e avantazhit me Bruno Ditën nga pika e bardhë e penalltisë. /CNA.al

The post Mbyllen 45 minutat e para, 6 gola të shënuar/ Partizani dhe Skënderbeu në avantazh appeared first on Sport.