Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, është duke zhvilluar një sezon fantastik, me Veronën në Serinë A. 19-vjeçari shqiptar është një nga futbollistët më të kërkuar në tregun Europian të merkatos, teksa ka zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze, të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e Kumbullës.

Një tjetër fakt për formën fantastike të djaloshit shqiptar vjen nga “CIES FOOTBALL OBSERVATORY”, që merret me analizën e futbollit botëror.

Në statistikat e publikuara për lojtarët më të mirë të muajit janar, Kumbulla renditet në vendin e 5-të, duke lënë pas lojtarë si Rafael Varanë dhe Virxhil Van Dijk. Një vlerësim i madh ky për 19-vjeçarin, i cili në sezonin e ardhshëm pritet të veshë fanellën e një klubi të madh Europian.

The post Marash Kumbulla i jashtëzakonshëm, i lë “targën” Van Dijkut dhe Varanit appeared first on Sport.