Portieri i Bayern-it, Manuel Neuer, konsiderohet si një nga më të mirët në botë jo vetëm për ptitjet që bën, por edhe për daljet e herëpashershme nga porta, kur kthehet në një mbrojtës shtesë për ekipin.

Një nga këto dalje është parë edhe sot në ndeshjen që Bayern ka fituar 4-1 në fushën e Koln-it. Sulmuesi i vendasve, Uth mund të ketë menduar se po shkonte drejt një goli të sigurt në minutën e 62-të të pjesës së dytë, por nuk i kishte bërë llogaritë me numrin një të bavarezëve.

Manuel, në fakt, ka braktisur zonën e rreptësisë dhe ka arritur ta largojë topin me një ndërhyrje spektakolare.

The post Manuel Neuer nuk është portier normal, shihni se çfarë ka bërë gjatë ndeshjes së sotme (video) appeared first on Sport.