Rei Manaj vazhdon të stërvitet në ekipin e parë, por grumbullimi në ndeshje zyrtare me yjet katalanas duket larg. Ai është i vetmi sulmues qendre në ekipin blaugrana, megjithatë Setien ende nuk beson ende në aftësitë e lushnjarit aq sa t’i japë mundësinë mundësinë e grumbullimit në ekipin e parë e më pas një debutim të mundshëm.

Përveç kësaj Barcelona pritet të shfrytëzojë mundësinë e hyrjes përsëri në merkato, rregull që ia ofron La Liga për të kompletuar ekipin, pas dëmtimit të rëndë të Dembele. Nëse katalanasit sjellin një sulmues tjetër në “Camp Nou” shanset e 22-vjeçarit do të jenë shumë minimale. Madje, situata mund të vështirësohet edhe më shumë për Manaj.

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona B po kërkon një tjetër sulmues sepse e konsideron jo të plotë ekipin aktual. Kjo vjen edhe për pasojë të dëmtimit të Hiroki Abe, që do të mungojë 5 muajt e ardhshëm dhe do të largohet nga lista e klubit katalanas për këtë sezon. Kështu, për Manajn do të shtohej edhe më shumë konkurrenca edhe në ekipin e dytë të Barcelonës dhe do i duhet të shtrohet edhe më shumë për të fituar një vend të rëndësishëm në klubin blaugrana.

The post Manaj vazhdon krah për krah me Messin në stërvitje, vjen lajmi i papritur për shqiptarin appeared first on Sport.