Lajmi se futbollisti i Shqipërisë Rei Manaj është grumbulluar me skuadrën e parë të Barcelonës për sfidën e nesërme në kampionatin spanjoll kundër Getafës ka gëzuar edhe shokun e tij të ngushtë, njëkohësisht dhe lojtarin tjetër të kombëtares sonë Keidi Bare.

Mesfushori i Malagas përshëndeti me një postim në “Instagram” Manajn duke e uruar për arritjen e rëndësishme.

“Enhorabuena, hermano! (Urime, vëlla!)”, shkruan Bare.

Manaj do të mbajë numrin 41 me skuadrën e parë të Barcelonës. Trajneri Kike Setien është detyruar të therrasë 22-vjeçarin shqiptar me ekipin e parë për shkak të mungesës së sulmuesve rezervë pas dëmtimeve të Luis Suarezit dhe Osman Dembelesë, teksa ky i fundit mbylli sezonin me katalanasit.

The post Manaj grumbullohet me Barcelonën, nuk do e besoni si reagon Keidi Bare appeared first on Sport.