Manchester United ka mposhtur 2-0 Chelsean në ndeshjen e javës së 26-të në Stamford Bridge.

Djajtë kanë bërë një ndeshje të mirë, duke shfrytëzuar kundërsulmet dhe goditjet standarde, ndërsa The Blues kanë shpërdoruar shumë, sidomos në pjesën e parë.

Anthony Martial ka zhbllokuar rezultatin në fund të pjesës së parë duke ndryshuar komplet planet e vendasve.

Harry Maguire ka shënuar golin e sigurisë në të 66-ën dhe miqtë kanë arritur të menaxhojnë pa probleme avantazhin.

Një rezultat që ndez akoma më tepër luftën për kualifikimin në Champions League teksa Man United është vetëm tre pikë më pak se Chelsea i Lampard.

The post Man. United merr fitore të madhe në Londër ndaj Chelseas/ Lufta për zonën Champions bëhet akoma edhe më e fortë appeared first on Sport.